49-vjeçari nga Tirana kapet në Lushnje me kanabis në makinë

Foto ilustruese


49-vjeçari nga Tirana kapet në Lushnje me kanabis në makinë

09:24 24/06/2020

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike.

I arrestuari me iniciale O.M. nga Tirana posedonte në automjetin e tij 6 kilogramë kanabis. Ai u ndalua në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” në Lushnje dhe gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Mercedes-Benz” u zbulua lënda narkotike.

Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative për 49-vjeçarin që po kryente transport të lëndëve narkotike dhe organizuan aksionin e koduar “taksisti”. Poseduesi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al




Të ngjashme