5 viktima dhe 285 raste të reja në Kosovë



5 viktima dhe 285 raste të reja në Kosovë

17:20 30/01/2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të shtunën se pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 285 raste të reja me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja me sëmundjen COVID-19 dalin pas testimit të 1.686 mostrave.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 260 pacientë, tha IKSHPK-ja.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.492 pacientë kanë vdekur dhe 52.208 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.231./REL







Të ngjashme