Gjashtë vende të tjera të mbetura vakant në Parlament nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, pritet të plotësohen javën e ardhshme. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka lajmëruar se do të mblidhet të hënën për t’ju dhënë mandatin e deputetit 3 kandidatëve nga listat shumëemërore të PD dhe 3 të tjerë nga LSI.

Kështu, në qarkun e Beratit Lefter Maliqi pritet të marrë mandatin e Astrit Veliajt. Në Korçë, Klevis Balliun do ta zëvendësojë Ligoraq Karamelo, ndeërsa në vendin e Gent Strazimirit në Parlament nga lista e kryeqytetit pritet të ulet Majlinda Halili.

Ndërsa për LSI, 3 deputetët e rinj janë Edlira Hyseni që do përfaqësojë qarkun e Durrësit duke zënë vendin e Nora Malajt, Ediola Braha që zëvendëson Vangjel Tavon në Gjirokastër dhe vendin e Viktor Tushës në Lezhë pritet ta zërë Elda Hoti. 143 kandidatë të opozitës në listat e zgjedhjeve të 2017 kanë dorëzuar në KQZ vetëdeklarimin ku refuzojnë të marrin mandatin e deputetit. Deputetët e rinj pritet të betohen në seancën plenare të datës 13 Mars duke e çuar në këtë mënyrë në 10 numrin e mandateve të asaj që cilësohet si opozita e re parlamentare në vend.

Tv Klan