Blen qiellgërvishtësin 8 milion Euro

Vetëm 6 vjeçe dhe me të ardhurat nga aktiviteti i saj bleu një qiellgërvishtës për 8 milionë Dollarë. Është historia e jashtëzakonshme e Boram, vogëlushes yll të YouTube, në Korenë e Jugut.

6-vjeçarja zotëron 2 kanale në platformën më të madhe të videove online. Ndjekësit e saj? Plot 31 milionë, ç’ka i ka mundësuar Boramit të bëhet tejet e njohur dhe familjarët e saj që menaxhojnë suksesin e madh vendosën blerjen e ndërtesës së gjigante, në një nga zonat kryesore të kryeqytetit koreano-jugor, Seul.

Në videot e saj vogëlushja e famshme reklamon lodra dhe aktivitete të ndryshme për fëmijë.

Megjithatë shpërthimi i famës së 6-vjeçares ka edhe anën e errët. Sipas “Save the Children” në Korenë e Jugut, shumë qytetarë janë ankuar se videot e Boram, ndikojnë negativisht tek fëmijët e tyre.

Tv Klan