Virusi mund të transmetohet tek bebi por nuk jep problem

Koronavirusi ishte fatal për disa nga pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese, por fatmirësisht gratë shtatzëna që u prekën nga Covid-19 deri më tani ia dolën ta kalojnë sëmundjen.

Mjeku obstetër gjinekolog Ilir Tasha shpjegoi se në trajtimin e tyre nuk u vunë re komplikacione.

“Edhe pse gratë shtatzëna kanë imunitet të kompromentuar është parë që ato e tejkalojnë sëmundjen pa komplikacione”.

Edhe pse ende asgjë nuk është e vërtetuar shkencërisht, Covid-19 mund të kalojë nga nëna tek fëmija gjatë lindjes, apo dhe në kohën që është ende në pritje, por bebet nuk shfaqin probleme.

“Kemi 17 raste në botë, ku në 7 virusi është kaluar nga nëna tek fëmija, por pozitive është se tek fëmija nuk ka dhënë asnjë problem dhe as shenja të sëmundjes”.

Pavarësisht se nuk ka patur fatelitete në gratë shtatzëna si pasojë e koronavirusit, mjekët gjinekologë rekomandojnë që kjo kategori të respektojnë rregullat higjieno-sanitare dhe të ruajë distancimin fizik në mënyrë që të mos infektohet.

Tv Klan