Policia franceze dhe ajo belge shkatërrojnë grupin e grabitësve

Autoritetet franceze në bashkëpunim me ato belge shkatërruan një grup kriminal të përbërë nga 8 shqiptarë, të cilët dyshohen si të përfshirë në të paktën 400 grabitje në Francë.

Sipas mediave vendase, shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, i çonin sendet e vjedhura në Belgjikë ku i shkrinin dhe më pas i shisnin.

Policia ra në gjurmët e tyre pas një grabitjeje të ndodhur në Saint-Germain-en-Laye, Yvelines, Ile-de-France dhe përgjatë vitit aktiviteti i shqiptarëve e çoi policinë nëpër zona të ndryshme të Francës ku ata grabisnin, nga Centre-Val-de-Loire, Champagne-Ardenne, Bourgogne në Rhône-Alpes.

Autoritetet mësohet se sekuestruan 50 kilogramë bizhuteri./tvklan.al