Një pemë Krishtlindjesh e blerë nga Woolworths në 1937 është shitur në ankand për 150 paund.

Pema 69 cm u gjet kohët e fundit në papafingo nga 82-vjeçari James Smith, ku ishte mbajtur për 24 vjet, pasi ishte përdorur në shtëpinë e nënës së tij deri në 1995, kur ajo ndërroi jetë.

Pema u shit në Etwall, Derbyshire, ndërsa blerësi nuk preferoi të bëhej publik. /tvklan.al