Vijojnë të rriten shifrat e infektimeve edhe në Kosovë. Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore në Prishtinë bëjnë të ditur se nga 4.193 mostra të marra janë konfirmuar 548 raste të reja.

Gjithashtu 9 qytetarë të tjerë humbën jetën duke e çuar në 1.649 numrin total të vdekjeve.

Aktualisht në Kosovë janë 9.413 raste aktive si mbartëse të virusit.

Tv Klan