Rriten rastet në terapinë intensive

Koronavirusi ka regjistruar 3 viktima të tjera këtë të enjte duke e çuar në 2,406 totalin e jetëve të humbura që në nisje të pandemisë.

Pacientet që nuk ja dolën të fitojnë betejën me Covid-19 janë nga Korça dhe Shkodra. Edhe pse numri i të shtruarve në spital është më i ulët se një ditë më parë, rastet në terapi intensive janë rritur nga 7 në 17 pacientë.

Në total në spitalet Covid po trajtohen 111 persona prej të cilëve 6 të intubuar. Sa i takon infektimeve me kororonavirus, shifra është thuajse e njëjtë me 24 orët e shkuara.

91 të infektuar janë zbuluar mes 2818 të dyshuarve për Covid. Rastet më të mëdha janë Tirana, Korçë e Shkodër. Me pak raste ka regjistruar Devolli, Saranda, Malësia e Madhe, Lushnja, Mirdita dhe Durrësi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan