Kosovës i janë shtuar edhe shtatë raste më COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 985.

Kështu ka njoftuar të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste”, bën të ditur Instituti.

Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /REL