Titujt kryesorë, 23 Mars ora 19:30

“Gërdeci”, Mediu padit Ina Ramën për nxjerrje të sekretit

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, padit Kryeprokuroren Ina Rama dhe kryetarin e  grupit hetimor të çështjes së Gërdecit, Sokol Stojani për shpërdorim detyre dhe publikim të sekreteve hetimore me qëllim diskriminimin e tij.

Qeveria identifikon 4 mijë ha tokë për pronarët në bregdet

Verifikimet që po bëhen prej kohësh nga ekspertë të qeverisë dhe pushtetit lokal kanë bërë të mundur zbulimin e 4 mijë hektarëve tokë që shtrihen në bregdetin mes Kavajës dhe Velipojës. Ato do t’iu vihen në dispozicion pronarëve.

Berisha në Kavajë: Vota majtas, kthim mbrapa

Kryeministri Berisha përsëriti sot nga Kavaja se vota majtas është kthim mbrapa. Shefi i qeverisë tha se ai po mban premtimet për ngritjen e rrogave e pensioneve, ujin dhe energjinë, si dhe investimet në infrastrukturë.

 Rehn: Aplikimi për në BE të shtrojë rrugën për marrjen e statusit

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian i kërkoi Shqipërisë që të aplikojë për statusin e vendit kandidat në një kohë që të shtrojë rrugën për hapin tjetër, atë të marrjes së këtij statusi. Ai tha se duhen reforma bindëse e stabilitet politik.

Hyseni në OKB: T’i jepet fund mandatit të UNMIK në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni kërkoi sot në pallatin e qelqtë të OKB-së dhënien fund të mandatit të UNMIK në Kosovë. Ai tha se Prishtina po kërkon mënyra të shumta për përmirësimin e kushteve të jetesës së pakicave, veçanërisht atyre serbe.

 Kriza, makina “Nano” më e lira në botë, në treg për 2000 USD

Efektet e krizës ekonomike po i përjetojnë më së shumti industrialistët e makinave. Kompania indiane “Tata Motors” nxori në treg makinën “Nano” me çmimin më të lirë në botë, prej vetëm 2000 Dollarësh.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço