“A do ta bëni vaksinën?” Kjo ishte pyetja që Arian Çani, drejtuesi i “Zonë e Lirë” në Tv Klan për të ftuarit e mbrëmjes së sotme, Adriatik Lapaj, Ervis Iliazaj, Robert Rakipllari dhe Arian Curri.

Të gjithë të ftuarit ishin të dyjëzuar dhe nuk dhanë një përgjigje të prerë duke thënë se e kishin kaluar Covidin.

Adriatik Lapaj: Unë e kam kaluar Covid-in dhe kam shumë antitrupa, nuk e bëj t’i lë radhën ndonjë tjetri që ka më shumë nevojë.

Ervis Iliazaj: Nuk e di e kam kaluar apo jo, por se di. Nuk e kam vendosur akoma.

Robert Rakipllari: Dhe mund ta kem kaluar, goxha i ekspozuar kam qenë, Do bëj një vaksinë nga intancat perëndimore po, nga EMA.

Më pas Arian Çani i ka pyetur të ftuarit se nga cila preferojnë të vdesin nga vaksina apo nga Covid.

Arian Curri u shpreh se do të dëshironte të vdiste nga Covid, Adriatik Lapaj, Robert Rakipllari dhe Ervis Iliazaj u shprehën se i besonin shkencës dhe preferonin të vdisnin nga vaksina./tvklan.al