Prej kohësh këngëtaret e njohura Kida dhe Fifi nuk janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës duke bërë fansat që të mendojnë se ato nuk i kanë raportet e mira dhe nuk flasin.

Gjatë një mini-interviste të vogël me ndjekësit në Instagram, Fifi është pyetur për raportin që ka me Kidën dhe ajo nuk ka ngurruar që të heqë të gjitha dyshimet.

 “A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”, ishte pyetja e një fansi.

“Thuaja zemër”, është përgjigjur Fifi duke e etikuar Kidën dhe duke na lënë të kuptojmë se ato vazhdojnë sërish të jenë mikesha me njëra-tjetrën dhe dyshimet e fansave nuk kanë qenë të vërteta. /tvklan.al