Në futbollin turk ka dyshime për trukim! Federata e Futbollit nisi hetimin për një sfidë të kategorisë së tretë. Në fokus është ndeshja Ankaraspor-Nazlli Belediyespor e datës 28 prill, që përfundoi pa gola.

Skuadra e parë arriti të kualifikohej në play off për t’u ngjitur një kategori më sipër, ndërsa e dyta shmangu rënien. Ajo që ka ngjallur dyshime është mungesa e agresivitetit të futbollistëve përpara portës, për më tepër që nuk pati kartonë të verdhë apo të kuq.

Lojtarët u kujdesën që të qarkullonin vazhdimisht topin, ndërsa dueleve u mungonte vrulli i zakonshëm.

Presidenti i Belediyespor, Sahin Kaya mohoi akuzat për trukim, duke thënë se ekipi i tij iu desh të përballonte një takim të vështirë.

Ndërsa nga Ankaraspor, nuk ka reagim në lidhje me këtë çështje.

Klan News