Kënga e re “Nji grusht trandafila” nga Mentor Haziri solli në studion e Rudina këtë të mërkurë tre protagonistët e klipit, vetë këngëtarin nga Kosova, gazetaren Dasara Karaiskaj dhe modelen Diellza Kolgeci. Në klip, Karaiskaj vjen në rolin e gazetares që ndjek historinë e çiftit të showbiz-it, Mentorin dhe Diellzën, të cilët në klip janë çift.

Karaiskaj e ndjek çiftin për intervistë. Në fund janë në një tavolinë ku e dashura e këngëtarit i jep një intervistë Dasarës dhe nga biseda ajo ikën nga tavolina. Mentori flirton me Dasarën duke pirë një gotë verë dhe lind dashuria mes tyre.

Duke marrë shkas nga fabula e klipit, moderatorja Rudina Magjistari e pyeti modelen Diellza Kolgeci, nëse i kishte ndodhur ndonjëherë në jetë që t’i merrnin të dashurin… përgjigja e saj ishte e thjeshtë: “Jo vetëm të dashurin, por asgjë”.

Rudina Magjistari: Ty të ka ndodhur ndonjëherë të jesh e dashura e ndonjë këngëtari?

Diellza Kolgeci: Jo.

Rudina Magjistari: Po në jetën reale të ka ndodhur ndonjëherë që të të marrin të dashurin?

Diellza Kolgeci: Jo vetëm të dashurin, por asgjë. Unë jam shumë e dashur me njerëzit, jam shumë sociale, etj, por nuk ia lë rastit asgjë. Sigurohem që territorin tim ta mbaj shumë të sigurtë.

Rudina Magjistari: Para se të ta marrin je ti që e lë, apo jo? Ky ishte dhe mesazhi kam përshtypjen unë edhe nga videoklipi…/tvklan.al