Një grua në Kanada është gjobitur nga policia pasi ka dalë shëtitje me të dashurin e saj duke thyer masat e marra gjatë pandemisë.

Shumë vende në botë po i rikthehen bllokimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gruaja nga Kandaja ka gjetur një mënyrë mjaft të çuditshme për të thyer rregullat dhe për të takuar të dashurin e saj. Ajo ishte mjaft e dëshpëruar dhe kishte dëshirë për ta parë partnerin dhe për këtë arsye mori riskun e madh për ta takuar në orarin kur njerëzit e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia.

Në Quebec, Kanada, aktualisht ka një shtetrrethim katër-javor. Banorët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pas orës 20:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ka disa përjashtime të kuptueshme, për shembull njerëzit që janë në një punë apo kafshët shtëpiake duke i shëtitur në këmbë.

Të shtunën në mbrëmje, gruaja i vuri një zinxhir partnerit të saj dhe filloi ta shëtiste nëpër rrugë. Gazeta lokale “La Tribune” raporton se ajo u gjobit pasi u ndalua në King Street East në Sherbrooke, duke ecur me partnerin e saj të lidhur me një zinxhir.

Gruaja i thotë se ajo është jashtë për të shëtitur qenin e saj. Por kjo gënjeshtër nuk funksionoi për policët të cilët i vunë gjobë.

Isabelle Gendron, nga Departamenti i Policisë Sherbrooke u shpreh se çifti nuk bashkëpunoi aspak me policinë.

Deklaratat e shkeljes së rregullores komunale iu dhanë atyre. Zonja pohoi se nuk do të paguante gjobën dhe madje se do t’i grumbullonte ato. Komentet në rrjetet sociale për këtë gjest kanë qenë të shumta, ku e konsideronin si të guximshme. /tvklan.al