“Peshku i madh”, Kim: Institucionet të përmbushin përgjegjësitë e tyre


“Peshku i madh”, Kim: Institucionet të përmbushin përgjegjësitë e tyre

13:19 25/07/2021

“Mos u dorëzoni edhe pse ju thonë që reforma nuk është asgjë”

Ndonëse nuk i ka fshehur rezervat për ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi në këto 5- vite, Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim apelon sërish për të ecur përpara dhe për të mos u dorëzuar në këtë proces, pavarësisht zërave kundër saj.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara. Ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur? Duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë.”

Refuzon të flasë me emra kur pyetet për “peshqit e mëdhenj” që mund të bien në rrjetën e drejtësisë, por nën petkun e diplomates inkurajon institucionet e drejtësisë në betejën e nisur me krimin e organizuar dhe zyrtarët e lartë të korruptuar.

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ato e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim ata.”

Pak ditë më parë kryediplomatja amerikane në kuadër të 5- vjetorit të reformës në drejtësi bëri thirrje për luftë pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit në nivelet më të larta.

Tv Klan







Të ngjashme