A qetësohet popullata me batutat e Ramës?

A qetësohet popullata me batutat e Ramës?

23:15 06/12/2019

Tërmeti i 26 Nëntorit që tronditi vendin dhe daljet e shumta publike të Kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve pas katastrofës natyrore.

“A qetësohet popullata me batutat e Ramës”, është kjo tema që emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan ka hedhur për publikun.

Arjan Curri dhe gazetari Robert Rakipllari kanë dhënë mendimet e tyre për disa nga momentet e batutave të Kryeministrit në takimet me banorët e prekur nga tërmeti.

Komenti për videon 1

Robert Rakipllari: Xhuxhi (për Vangjush Dakon) përmendej tek ato përgjimet, prandaj dhe Rama u shqetësua. Ishte i vetmi moment ku ai nuk ishte aktor. Ato përgjimet janë bërë kaq publike.

Arjan Curri: Me këtë fiton pikë!

Komenti për videon 2

Robert Rakipllari: Aktor hollivudi, e kalon nivelin shqiptar. Aktrim nivel i lartë. Fiton pikë.

Arjan Curri: Ai e beson që ka hyrë në histori si babai i kombit. Ai ka filluar kështu dhe tani e beson edhe rolin që ka luajtur vetë. Fiton pikë.

Komenti për videon 3

Robert Rakipllari: Aktrim, vetëm që është një lloj aktrimi. Me një pjesë të popullsisë fiton pikë, me elitën jo, me pjesën e konsumatorit të thjeshtë…

Arjan Curri: Kam patur një shok që ka qenë kundër Ramës deri në ditën e tërmetit. Këto ditë më thotë, edhe 30 vota të kisha, të 3-ta do t’ia jepja Ramës. I ka mahnitur mo burrë, i ka hedhur sirrën, i ka magjepsur. Sepse njerëzit duan babanë, duan garancinë.

Robert Rakipllari: Me këto lloj batuta, ai mbulon këtë paaftësi për t’u dhënë zgjidhje atyre.

Komenti për videon 4

Robert Rakipllari: Është përtej batutave, është edhe strategjike për t’u thënë njerëzve që mos shihni, vetëm median time, jo media të tjera, se ai ka dhe median e vetë. Ai konkurron me këto të tjerat, thotë jam unë mos shihni të tjerat.

Arjan Çani: Ai thotë fikni televizorët, dhe ERTV-ja shpërndahet në të gjithë televizionet. Ka të drejtë që e bën. Televizione që marrin ERTV-në dhe e japin live ndërkohë që ai i ofendon kaq hapur, vetëm në Shqipëri ndodh.

Robert Rakipllari: Sepse nuk i çon dot kamerat e tua sepse nuk i lejon ai.

Arjan Curri: Fiton pikë me këtë.

Komenti për videon 5

Robert Rakipllari: Kjo ishte pjesë e aktrimit, por ka qenë zhvendosje shumë e madhe. Është në limitet eee…

Arjan Çani: Është në limitet e shkarjes.

Robert Rakipllari: Jo të shkarjes…

Arjan Çani: Jo, të shkarjes së fëmijës nga dora…

Robert Rakipllari: Nuk mendoj që mund të shkojë më poshtë se kaq.

Arjan Curri: Nuk ka nivel më të lartë të aktrimit që identifikohet me…ai përdor fëmijët e vet jo më fëmijët e botës. Është shumë pozitive për atë rol që ka marrë përsipër të luajë. Ai s’ka dalë për t’u bërë shenjtor. Ka dalë për të mbajtur pushtetin.

/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi