Reperi e quan “dashurinë e jetës së tij”

Është zyrtare: Rihanna dhe A$AP Rocky janë bashkë. Lajmi u konfirmua nga vetë reperi pas shumë muajve spekulimesh dhe daljesh në publik. Në një intervistë për “GQ”, Rocky foli haptaz për marrëdhënien e tij me këngëtaren 33-vjeçare dhe duket se e sheh si një marrëdhënie afatgjatë.

Ajo vlen sa një milionë të tjera. Mendoj se kur e ndjen, e ndjen. Ajo është e duhura”, u shpreh ai ndërsa e quajti “dashuria e jetës sime” dhe “zonjusha ime” duke e bërë të qartë se gjërat mes tyre janë serioze.

Gjithashtu ai foli për udhëtimin e tyre gjatë verës së shkuar pas anulimit të turneve për shkak të pandemisë. Ata morën me qira një autobus dhe udhëtuan nëpër SHBA duke bërë ndalesa në Teksas, Tenesi dhe parqe kombëtare.

Për hir të respektit ndaj Rihanna-s, A$AP mbajti për vete shumë detaje të marrëdhënies, duke përfshirë edhe kohën kur nisën të dilnin.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre është e hershme duke treguar se miqësia është baza e vërtetë e lidhjes së tyre./tvklan.al