Abuzimi seksual në Sarandë bëri bujë në media dhe tronditi opinionin publik. Adoleshentja 17-vjeçare denoncoi në polici fqinjin e saj Bajram Tusha 72 vjeç, i cili u arrestua si i dyshuar për përdhunimin e të miturës që në moshën 9-vjeçare. Vajza ka denoncuar edhe babain e saj si dhe dy persona të tjerë të fshatit Gjashtë të Sarandës.

Pas kallëzimit të 17-vjeçares S.B., është marrë edhe deklarimi i mësueses kujdestare të shkollës ku vajza studionte në klasën e 10. Sipas mësueses Polikseni Ikonomidhi, vajza është e rregullt dhe me një kapacitet të kënaqshëm, por zakonisht e shpërqëndruar.

“S.B. ka qenë objekt bullizmi nga shokët e klasës, kryesisht djemtë që vinin nga komuniteti i Gjashtës”, ka thënë ajo në polici.

Arsyen konkrete përse ata e ngacmonin, mësuesja ka deklaruar se nuk e dinte dhe kur e ka pyetur 17-vjeçaren përse djemtë e fshatit Gjashtë e ngacmonin, vajza nuk i ka dhënë shpjegime.

Sipas mësueses, babai i vajzës Vullnet Bekteshi kur paraqitej në shkollë për t’u interesuar për vajzën, ishte gjithmonë i shoqëruar me një person tjetër të cilin e njihte me emrin Bajo (Bajram Tusha), rreth të 70-ve në moshë, mbante flokë të gjata dhe mustaqe.

Mësuesja ka deklaruar në polici dhe për një episod të ndodhur në shkollë, kur Bajo Tusha ka vajtur në ambientet e gjimnazit dhe ka sulmuar një nxënës që po ngacmonte 17-vjeçaren ose të atin e saj. /klanplus