Socialistët do t’i përmbahen detyrimeve kushtetuese për zgjedhjet parlamentare të 2005. Kështu deklaroi sekretari i marrëdhenieve me publikun në partinë socialiste Bardhyl Agasi.
Bardhyl Agasi: “Partia socialiste dhe qeveria e koalicionit për integrim e drejtuar prej saj janë të gatshëm të mbështesin të gjitha inisiativat që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it veçanërisht në funksion të zgjedhjeve të ardhshme duke iu përmbajtur detyrimeve kushtetuese. Kjo edhe kur bëhet fjalë për ripërtëritjen e insitucioneve demokratike, duke synuar forcimin dhe stabilitetin e tyre. Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë faktorin politik. Në rrugë institucionale ne konsiderojmë të nevojshëm bashkëpunimin me opozitën.”
Ndërkaq zoti Agasi u shpreh se ende nuk ka ardhur koha për të përcakruar kandidaturat për deputet duke iu referuar socialistëve të cilësuar anti-Nano Agasi tha se deri tani nga grupi parlamentar apo strukturat e partisë nuk ka asnjë të larguar. /tvklan.al