Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi i ri nuk është bërë nga njeriu, ose nuk është modifikuar.

Por, ata thonë se janë akoma duke e hulumtuar origjinën e virusit, raporton BBC.

Kjo është deklarata e parë për këtë çështje nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Ajo hedh poshtë teoritë e komplotit në lidhje me origjinën e pandemisë dhe raportimet se kinezët e zhvilluan dhe e lëshuan koronavirusin si një armë biologjike.

Por, nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë aksidentalisht nga një laborator në Ëuhan ku studioheshin sëmundje infektive.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e laboratorëve në Kinë dhe ka kërkuar nga Pekini të lejojë ekspertë të jashtëm në këtë institucion.

Qeveria kineze thotë se çdo pretendim i tillë është i pabazuar.

Rastet e para me koronavirusin e ri u paraqitën në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, aktualisht në gjitha vendet e botës janë 3,247,648 të infektuar me këtë virus. /REL