Në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Medias, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama zgjodhi të kishte në Podcast, gazetarin Blendi Fevziu, i cili trajtoi disa prej problematikave kryesore të tregut mediatik në Shqipëri dhe jo vetëm.

Blendi Fevziu, gazetar: Nuk dua të hyj në pjesën sepse duhet të merret një njeri që është një avokat i të drejtave të gazetarëve që është për këtë. Nuk dua të hyj për pjesën e raporteve me punën që bëjnë gazetarët me lodhjen që kanë me shpërblimet që bëjnë që shpeshherë nuk ju paguhen edhe rrogat, me pronarë që i marrin i përdorin për ca kohë ikin prap dhe ky është një aspekt. Një aspekt tjetër është presionet që vijnë nga njerëz të fuqishëm politik të çdo lloji, përfshirë edhe të qeverisë tuaj, dhe problemi i tretë pastaj që doja të fokusohesha më shumë është problem që lidhet me kaosin e krijuar në media. Ka dy probleme, një ndërkombëtar dhe një problem tipik shqiptarë që gjithmonë është një degradim i këtij problemit të madh ndërkombëtar.

Ndër diskutimet mes tyre, ishte edhe reportazhi i publikuar në “RAI3” në Itali. Sipas kryeministrit, reportazhi ishte i ndërtuar në fakte të paverifikuara dhe ndër të tjera shtoi se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë, janë persona publik, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve, ose të mos verifikosh çfarë thua për ta…

Gazetari Blendi Fevziu: …nejse ata i referoheshin mediave shqiptare në pjesën qëndrore të tyre dhe të gjitha gjërat që kishin nxjerrë nuk është që nuk janë publikuar në mediat shqiptare.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë tjetër e bisedës se nuk dua të zgjatem tek kjo, por faktikisht jo ishin referuar, por ato të gjitha ishin gjëra të marra nga këtu.

Gazetari Blendi Fevziu: Por një media mund t’i referohet mediave lokale.

Sipas kryeministrit Rama, reportazhi i Rai 3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

Klan News