Në kuadër të masave të Policisë së Shtetit për të parandaluar akte të mundshme terroriste, uniformat blu kanë forcuar sigurinë gjatë vizitës së Kryeministrave të Ballkanit për takimin informal në Durrës.

 Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet e FNSh-së Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, si dhe agjentë të Drejtorisë Antiterror janë të vendosura në aksin rrugor Rinas-Tiranë-Durrës.

Deri në këto momente nuk ka asnjë incident përsa i përket rendit e sigurisë.

/tvklan.al