Vendimi në 84-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Akademia e Shkencave ripropozoi Ismail Kadare si kandidat për çmimin Nobel. Një nismë në 84 vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht. Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për këtë vlerësim të çmuar që ndahet çdo vit nga Akademia Suedeze.

Për herë të parë ky çmim është dorëzuar në vitin 1901 duke marrë emrin Alfred Nobel, si vlerësim për kontributin në disa fusha të jetës. Kadare është nderuar gjatë karrierës së tij si shkrimtar me vlerësime të shumta, mes tyre Princi i Asturias, apo dhe Komandat i Legjionit të Nderit, në Francë.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave të përkthyera në disa gjuhë mes tyre “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe” apo “Prilli i thyer”.

Tv Klan