ALEANCARADIKANjë përpjekje kaotike për të manipuluar opinionin publik si dhe për të shmangur reagimin qytetar.  Kështu e ka quajtur Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, konferencën e një ditë më parë të 5 ministrave të Shqipërisë e Maqedonisë.

Drejtuesit e aleancës thanë se disponojnë dokumentet që vërtetojnë egzistencën e projekteve për devijimin e lumenjëve të Radikës e Vjosës.

Duke i kërkuar qeverisë të bëjë të qartë qëndrimin e saj, aktivistët e Aleancës Kundër Devijimit të Lumenjëve ftuan qytetarët në një tjetër protestë.

Shqetësimit të qytetarëve për devijimin e lumit radika i janë bashkuar edhe shume shoqata mjedisore e organizata te pavarura.