Një aksident më pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur sot në Berat. Sipas Klan News mësohet se viktima është Zybo Brami, 58 vjeç.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Daniel Brami 28 vjeç, R. Brami 12 vjeç dhe Astrit Kanaci. Dy të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Kacani që ka qenë duke drejtuar mjetin është në gjendje më të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur sot paradite, por rrethanat ende janë të paqarta. Siç shihet dhe nga pamjet viktima dhe të plagosur kanë qenë duke udhëtuar me një kamion, e cila ka dalë nga rruga./tvklan.al