Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Levan- Vlorë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit, pranë fshatit Nartë dyshohet se një automjet tip “BMV-X6” me targë: AA678MK ka përplasur një këmbësor për vdekje. Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale L.M, 55 -vjeç lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Burimet policore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës. Shtetasit e dorëzuar janë: G.R. 21-vjeç dhe L.L. 20-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërkohë policia po kryhen veprimet për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes./tvklan.al