Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësore 63-vjeçare. Viktima quhet Jeta Mullaj.

Sipas raportimit të gazetares së Klan News, ka qenë një automjet që nuk po lëvizte me shpejtësi. Vendngjarja është në aksin Lushnje-Berat, në dalje të fshatit Karbunarë. Në të dy krahët e kësaj rruge ndodhen toka bujqësore dhe e moshuara mendohet të ketë qenë duke shkuar  për të punuar.

Drejtuesi i automjetit informoi se ka parë teksa ajo vraponte dhe nuk i ka dhënë mundësi për të frenuar ose devijuar në korsinë tjetër të rrugës, pasi përballë kishte një tjetër automjet.

Viktima është prekur në pjesën e djathtë të pasqyrës së automjetit, çka ka sjellë përplasjen e fortë dhe është hedhur të paktën 3 metra brenda në një kanal kullues.

Unë kam zbritur menjëherë nga mjeti, kam frenuar dhe i kam dhënë ndihmën e parë. Në momentin që i kam hedhur ujë, ajo është përmendur”, ishin fjalët e drejtuesit të mjetit.

Me mbërritjen e uniformave blu dhe ambulancës brenda 10 minutave, e aksidentuara u dërgua menjëherë për në spitalin e Lushnjes, ku gjatë rrugës ndërroi jetë./tvklan.al