Një aksident automobilistik ka ndodhur pranë fshatit Vashtëmi të Maliqit rreth orës 12:20. Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Mercedes-Benz” me një traktor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i traktorit, 50-vjeçari me iniciale I.K. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Korçës.

Ndërkohë, policia po kryhen veprimet procedurale me drejtuesin e mjetit tip “Benz”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al