Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Raçë të Gjakovës, këtë të shtunë. Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Nusret Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se brenda veturës që kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë tre persona”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dalë ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut  si dhe prokuroria.

“Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.  Ju mbajmë të informuar”, ka thënë Gjurkaj./klankosova