Përplasja e këtyre 2 automjeteve në rrugën e Kombit ka qenë fatale për jetën e drejtuesve të tyre.

3 persona të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti që ndodhi rreth orës 15:00 të së premtes në autostradën Rrëshen-Milot, pranë vendit të quajtur Fang pranë Rubikut.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën Myftar Kovaçi, 52 vjeç nga Hasi dhe Jak Syla, 63 vjeç banues në Fushë Arrez. Të plagosura mbetën 3 gra, të cilat ishin pasagjere në njërin nga mjetet. Ato u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë, 2 prej të cilave me helikopter për shkak të gjendjes më të rëndë.

Edhe pse një grup hetuesish vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Tv Klan