Më shumë se 60 makina janë përfshirë në një aksident masiv që ka ndodhur në një autostradë në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 50 persona janë plagosur, ndërsa nuk ka raportime për viktima. Dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje më kritike. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Por policia amerikane dyshon që shkak të ketë qenë mjegulla dhe akulli në rrugë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë grumbullin e makinave të përplasura me njëra-tjetrën. Sipas mediave amerikane, u deshën disa orë për të larguar automjetet e aksidentara dhe që qarkullimi të riniste.

Një shofer kamioni tha për “Associated Press” se kishte parë mjegull të dendur dhe filloi të ngadalësonte duke ndezur edhe dritat paralajmëruese. “Gjëja tjetër që më pas vura re ishin makinat që filluan të përplaseshin me njëra-tjetrën”, tha ai. /tvklan.al