Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ndodhi dje në Rrogozhinë. Policia sot sqaron se ka bërë arrestimin e 37-vjeçarit, i cili drejtonte një nga 3 mjetet që u përfshi në aksident.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në pranga ka rënë Endri Lila, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera.

Aksidenti pati pasoja të rënda, pasi humbën jetën dy shoferët e mjeteve të tjera, si një një pasagjere. Viktimat janë Tonin Mëhilli 59 vjeç, oficer policie ne burgun e Peqinit dhe çifti i bashkëshortëve Bajram dhe Merushe Koni.

Nga aksidenti është plagosur dhe një fëmijë 10 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Deri tani, sipas burimeve shkak është bërë shpejtësia, një parakalim i gabuar dhe lagështia në rrugë./tvklan.al