Policia ka dhënë detaje për aksidentin tragjik të ndodhur këtë të hënë në Rrugën e Kombit, ku humbi jetën një fëmijë.

Në informacionin e saj paraprak për ngjarjen, policia thotë se ” në aksin rrugor Milot-Rrëshen janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3-vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip Opel dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip Benz. Mjeti tip Benz është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al