Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, nis paraqitjen e tij në serialin e ndjekur turk, “Kryeqyteti-Abdylhamid” në seritë që do të transmetohen mbrëmjen e së shtunës në Klan Plus.

Aktori 36-vjeçar ka luajtur rolin e Marcos, një spiuni gjerman.

https://www.facebook.com/serialetvklan/videos/389834584945549/

Të shtunën do të ndiqni: Në Berlin, agjentët e Sulltanit ndeshen me një tjetër spiun të quajtur Marco. Sulltaneshë Hatixheja është e lumtur që Kemaletin Pashai, bashkëshorti i saj i ardhshëm do të rikthehet shumë shpejt në saraj. Firuze shikon një shok të fëmijërisë së saj në Saraje.

Një person i rëndësishëm vjen tek Sulltani, por në fakt personi i vërtetë është marrë peng nga Marco. /tvklan.al