#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Shkodra u trondit nga një tragjedi e rëndë ku një nënë e re i dha fund jetës së saj në mënyrën më tragjike të mundshme, duke marrë me vete dhe 3 fëmijët e saj të mitur. Përtej rastit dramatik të Shkodrës, përtej dhimbjes e trishtimit të secilit prej nesh, nuk është rasti i parë apo i ngjashëm që ndodh në Shqipëri apo me emigrantë shqiptarë në botë. Ky rast që shokoi mbarë opinionin publik në Shqipëri do të jetë në fokurs të emisionit “Opinion” në TV KIan, me të ftuar në panel: Valbona Treska psikologe, Atiola Hoxha mjeke psikiatrie, pastor Paulin Vilajeti, Neki Kaloshi teolog, Mentor Kikia gazetar, Merin Maçi gazetar, Mirgit Vataj kryetar i Urdhrit të Punonjësve Socialë.