Aktorja Raven-Symone, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram bëri të ditur se i ka dhënë fund beqarisë.

34-vjeçarja habiti fansat sepse ajo u shfaq teksa përqafonte partneren e saj, Miranda Maday.

Aktorja në postimin e saj tregoi se dita kur i thanë po njëra-tjetrës, ishte dita më e lumtur për të dhe nuk ngurroi t’i shprehte dhe fjalë zemre partneres së saj.

U martova me një grua që më kupton nga hidhërimi në gëzim, nga mëngjesi në mesnatë, nga skena në shtëpi. Të dua Znj. Pearman-Maday! Jemi të martuara tani”.

Për shkak të pandemisë, dy vajzat janë martuar në një ceremoni të thjeshtë me shumë pak njerëz. Në fotot e publikuara, ato shihen njëra e veshur me kostumin e zi dhe tjetra me fustanin e bardhë të nusërisë./tvklan.al