Akuza të reja për sirianin dhe partneren e tij për rrëmbimin e 3-vjeçarit

Posta

Akuza të reja për sirianin dhe partneren e tij për rrëmbimin e 3-vjeçarit

21:47 07/11/2019

Emisioni “STOP” në Tv Klan iu rikthye këtë të enjte rastit të 3-vjeçarit, Omar, i rrëmbyer nga i ati, një shtetas sirian. Pak kohë më parë e ëma, Xhilda Leka denoncoi se nuk e shihte fëmijën prej disa muajsh.

Ajo ishte martuar me sirianin Ajaj Aldandani, por ishte larguar për shkak se e dhunonte. Por kur kishte ardhur në Shqipëri me pretendimin se do të kalonte disa ditë me fëmijën e tij, Ajaj nuk e ktheu më 3-vjeçarin te e ëma.

“Unë para 7 vitesh jam njohur me këtë shtetas sirian. Linda dhe një fëmijë, është sot 3 vjeç. Në fillim ishte shumë i mirë, i dashur, pastaj kishte shumë dorë. Më ka rrahur, ja ku i kam fotot e nxira me djalin. Më e frikshmja ishte se ishte si tip kamikazi, më thoshte shko në luftë ti, shpërthe sepse bie shehide. Mua mu fut frika, sepse athua se ishte me ISIS. Dhe e ndodhur në këto kushte më mirë thashë po iki në Shqipëri thashë se kushedi se ca mund të më bëjë. Erdhi në fillim të muajit Gusht, se gjasme do të kalonte disa ditë me fëmijën e vet. Nuk e shikoj. Që me 3 Gusht. Kam ngel, vetëm duke i marr rrobat dhe duke ia puth”, u shprehte Xhilda Leka.

Babai i Xhildës, Viktori, tregoi se është drejtuar tek komisariati numër 2 në Tiranë, por nuk është arritur asgjë. Ndërkohë, Xhilda i bënte thirrje shtetit të kërkonte Omarin 3-vjeçar.  

“Unë kërkoj drejtësi. Unë dua të më gjendet fëmija im. Ku është shteti? Të çohet shteti në këmbë se është 3-vjeç. Të vijë një sirian dhe të bëjë gjithë këtë rrëmujë këtu, edhe shteti të mos bëjë asnjë gjë? Prandaj ju drejtova edhe ju, sepse kam shumë besim tek “Stop”-i”, u shprehte ajo.

Pas publikimit të problematikës, Ajaj Aldandani kërcënoi ish-bashkëshorten shqiptare.

Ajaj Aldandan: Mbylle atë mut goje ti dhe ajo motra jote trape! Ke thënë në televizor, që unë jam terrorist. Megjithatë, në qoftë se mendon se ke luajtur mirë, je futur në bela dhe do ta paguash!

Xhilda: Ok!

Ajaj Aldandan: Do ta paguash ti dhe të gjitha ku..vat shqiptare! Ik pirdhu ti dhe gjithçka tjetër e Shqipërisë tënde të mutit!

Ndërsa Selma, partnerja e sirianit tregoi përmes videove, sesi ka kaluar me djalin e vogël në 4 aeroporte me dokumente false. 

Xhilda: Kur ke shkuar ti në Kosovë? Me 4 gusht?!

Selma: 4, 5 ose 6…

Xhilda: Me 6 Gusht ti ke shkuar në Kosovë. Sa ditë ke qëndruar?

Selma: Me 6 Gusht ne kemi lënë Kosovën për në këtu.

Xhilda: Më lër të të pyes diçka! Si munde ta kalosh Omarin nga aeroporti? Me çfarë pasaporte?

Selma: Me pasaportë italiane!

Xhilda: Pasaportë false?

Selma: Jo false! Fëmija italian me pasaportë angleze.

Xhilda: Me pasaportën tënde, apo dhe ti s’e kishe me emrin tënd?

Selma: Jo me pasaportën time. Por ato s’më kanë pyetur fare për certifikatë lindje ose prokurë nga babai.

Tashmë historia zhvillohet në organet kompetente në vendin tonë. Prokurori i çështjes, Leondard Filopati ka klasifikuar veprat për të cilat Omari ka ikur nga Shqipëria drejt Anglisë.

“Odeta meqë more dhe shkruajte mesazh se jeni gazetare e “STOP”, paraprakisht unë e kam sqaruar zonjën në lidhje me veprën penale për të cilën është “marrja e padrejtë e fëmijës” që ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me veprat e tjera të paligjshme të kryera nga Ajaj Aldandan ne po kryejmë hetime. Ne nuk jemi kufizuar vetëm te ajo vepër, po kryejmë hetime edhe për vepra të tjera. Për sa kohë kryejmë hetime unë si prokuror jo se nuk dua të jap një sqarim më të detajuar, por nuk mund të jap të dhëna se në çfarë faze jemi ne dhe çfarë veprimesh po kryejmë sepse jemi në fazë e hetimeve dhe shkelim sekretin hetimor, po të them se çfarë veprimesh kam kryer”, tha Filopati.

Megjithëse çështja është ende në hetim, “STOP” ka mësuar se ajo është drejt përfundimit dhe shtetasi sirian është njoftuar për akuzën që i rëndojnë. Janë dy akuza: “Kalimi i paligjshëm i Kufirit”, si dhe me “Përdorim i dokumenteve të falsifikuara”.

“Kalimi i paligjshëm i kufirit parashikohet nga neni 297 i Kodit Penal i cili përmban dënim gjobë deri në dy vjet burg. Njëkohësisht ka konsumuar përdorim të dokumenteve të falsifikuara që minimumi i dënimit është gjashtë muaj dhe shkon deri në 4 vjet”, tha avokati Arben Llangozi.

Por “STOP” nuk u ndal me kaq. Emisioni investigativ ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për shtetasen algjeriane, artere e Ajaj. Ajo është e dashura e Ajaj Aldandan. Në bashkëpunim me njëri-tjetri ata kanë trafikuar të miturin. Kjo vepër dënohet deri në 20 vjet burg.

“Tashmë ka edhe një argument më tepër. Vetë mamaja e Omarit ka vajtur në Prokurorinë e Krimeve të  Rënda me bindje se një staf prokurorësh do ta sisin mirë situatën dhe tashmë Omar, e shoqja kush ka qenë pjesë e kësaj gjëje, nëpër aeroportet e Londrës, apo vendeve të tjera do të kenë emrin që u ka rënë ‘lotaria’”, tha në fund drejtuesi i emisionit Saimir Kodra. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT