Fatjon Softa: Faji për vrasjen e të riut i adresohet shefave

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv i policisë mund të ishte shmangur nëse forcat e policisë do të ishin të mirëtrajnuara dhe nëse ligji për përdorimin e armës së shërbimit do të zbatohej.

Për ish-drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Fatjon Softa, dhuna nuk është e justifikuar, si nga policia, por edhe protestuesit. Ndërkohë që e pafalshme sipas tij është shoqërimi i qytetarëve nga policë civilë sepse në çdo rast punonjësit e policisë duhet të jenë të identifikueshëm.

Për Softën kjo ngjarje nuk mund të prekë efektivat e policisë sëe shtetit që kanë punuar dhe punojnë me përkushtim duke rrezikuar edhe jeten e tyre.

Klan Plus