Një telefonatë për një pako të dyshimtë poshtë një makine, në zonën e Komunës së Parisit, alarmoi policinë e Tiranës, mbrëmjen e së mërkurës.

Efektivët që shkuan në vendin e ngjarjes nuk konstatuan ndonjë send të dyshimtë.

Për më shumë detaje, personi që bëri telefonatën është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Tv Klan