Dy prej artistëve më të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë bërë bashkë për projektin e tyre të ri muzikor.

Fituesja e “X Factor Albania 2” dhe Alban Skënderaj, i cili ka qenë pjesë e jurisë së këtij programi këtë herë sjellin këngën e tyre të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata kanë njoftuar publikimin e këngës së re të titulluar “Aisheh” e cila pritet të dalë së shpejti.

Fansat duket se mezi e kanë pritur këtë bashkëpunim të dy këngëtarëve./tvklan.al