Albanian Divorce Style (02 shkurt 2012)

Albanian Divorce Style (02 shkurt 2012)

Autori: Blendi Fevziu

23:58 02/02/2012

Opinion-Një dokumentar i titulluar “Albanian Divorce Style”, realizuar nga një regjisore bullgare, Adela Peeva, risolli në vëmendjen e publikut fatet dramatike të tre familjeve.

Tre djem shqiptarë ishin martuar me 3 vajza të huaja, dy ruse dhe një polake, në kohën e marrëdhënieve shumë të mira mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të bllokut lindor.

Në vitin 1960 në momentin e thyerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, gratë e këtyre familjeve refuzuan të largoheshin sepse kishin fëmijët dhe bashkëshortët e tyre në Shqipëri. Por ky refuzim u bë tragjik për to dhe bashkëshortët e tyre.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, realizuar më 02 Shkurt 2012 flitet pikërisht për historinë e tre çifteve. Regjisorja Peeva ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku ka takuar tre bashkëshortët që ishin martuar me gra të huaja dhe më pas ka udhëtuar në drejtim të Moskës dhe Varshavës, ku ka intervistuar 2 prej grave.

Ajo po ashtu ka takuar edhe tre prokurorët e çështjeve dhe rindërtoi historinë përmes një dokumentari. Dokumentari është tronditës dhe tregon historinë dhe mënyrën e pashembullt që komunizmi përdori ndaj tyre.

Ky dokumentar me tre histori dramatike ka tronditur jo vetëm opinion bullgar, por edhe opinion e pjesës më të rëndësishme të vendeve të botës, si Kanë, Montreal, Berlin e kudo ku u shfaq. Gratë e huaja të cilat ishin martuar me shqiptarë u arrestuan dhe u keqtrajtuan në mënyrën më barbare.

Ato arritën të mbijetonin, por pësuan në mënyrë dramatike dëshirën, pasionin dhe ëndrrën e tyre për të qëndruar pranë familjeve të tyre që kishin ndërtuar me dashuri./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:58 02/02/2012


UKT
Grupi