Albin Kurti kandidon për deputet në 14 Shkurt

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti


Albin Kurti kandidon për deputet në 14 Shkurt

23:37 16/01/2021

Emrin e tij tek Vetëvendosja e pason Vjosa Osmani

Partitë politike kanë dorëzuar në Komisionin qendror të zgjedhjeve listat me kandidatët për deputet  për zgjedhjet e 14 Shkurtit. Listës së LVV-së i prin Albin Kurti e pasuar nga Vjosa Osmani, ndërsa risi në këtë listë është Vasfije Krasniqi Godman dhe Avni Dehari.

Në top 10-shen e LVV është edhe emri i Donika Gërvallës. LVV-ja ka futur në listën e saj zgjedhore edhe gruan e ish-deputetit Rexhep Selimi që po përballet në Hagë me akuzat për krime lufte si dhe gruan e ish-deputetit Adem Mikullovci i cili vdiq muaj më parë.

 Ndërsa Listës së Partisë Demokratike të Kosovës i prin Enver Hoxhaj. Ndonëse ishte paralajmëruar një listë zgjedhore me risi të mëdha, në top 10-shen e parë janë kryesisht anëtarët e mëparshëm të kësaj partie.

Në listën e LDK-së në top 10-shen e parë është edhe emri i Agim Veliut i cili vjen nga Podujeva ndërsa në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në këtë qytet në Nëntor kishte fituar LVV-ja duke ia marrë kështu bindshëm këtë bastion 20-vjeçar LDK-së.

Tv Klan






Të ngjashme