#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show”.
Një hapesirë e dedikuar drejt informacioneve kryesore.
Parashikimi i temperaturave.
Quiz-i i mëngjesit.
Tema e ditës ” A duhet të përfshihen të rinjtë në Politikë “, bëri bashkë përfaqësues të partive poltike më Shqiperi si edhe studente, nxënës e prindër të cilet ndanë mendimin e tyre për temën.
Në fund të programit një interviste me këngëtaren dhe njëherazi përfaqësuesen në poltike ” Eliza Hoxha”.

#AldoMorningShow

#Aldolipe

#Albanacaushaj

#megilatifi

#ElizaHoxha

Anëtar në PD, studenti: Nuk jam kundër doktorit, por as ai nuk do më të jetë në krye të shtetit

Një i ri telefonoi në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan për të ndarë mendimin e tij për temën e ditës, përfshirjen e të rinjve në politikë. Marjan Geci, një student i nivelit Master në Studime Ekonomike e Politike dhe i aktivizuar në Partinë Demokratike, përkrah idenë se nëse pretendon t’i bësh mirë vetes dhe komunitetit, por pa pasur informacionin e duhur, nuk kontribuon dot në politikë. Një tjetër mendim që i riu ndau në program ishte ndryshimi i kastës politike, duke mos rikthyer as liderët e vjetër.

Aldo: Po të vijë doktori në pushtet, fjala vjen, ç’do bësh, do e ndërrosh ti? Ke takat?

Marjan Geci: Unë nuk mendoj që ka nevojë më për një kastë politike të tillë.

Aldo: Ti je kundër doktorit me ç’po kuptoj unë apo jo?

Marjan Geci: Nuk jam kundër doktorit, jam shumë i pajtuar me atë për atë reformë që do të bëjë për strukturat politike, por në mënyrë absolute, mendoj që as ai nuk do më për të qenë në krye të shtetit.

Aldo: Atë mos e thuaj ti.

Marjan Geci: Ama për disa gjëra është shumë e rëndësishme që ne të rinjtë të kemi dikë të vjetër pas nesh  i cili na dërgon në disa degëzime që ne të rinjtë akoma nuk i dimë.

Aldo: Problemi është që ju të rinjtë s’e keni  pas, e keni para,  më kupton?

Marjan Geci: Varet si e shihni ju nga larg dhe varet si e shohim ne nga afër.

Aldo: U nga larg! Po ç’larg mo burrë i dheut, Shqipëria dy pëllëmbë është! Në një vend jetojmë. Problemi është që askush nga ju të rinjtë nuk e pranon që “dëgjo, unë  në radhë të parë dua të rregulloj njëherë veten, pastaj të merrem me njerëzit”. Më kupton?

Marjan Geci: Më fal, unë deri më tani nuk kam kundërshtuar këtë fenomen, por për sa kohë jam duke studiuar dhe punuar e përgatitur deri në njëfarë pike, unë si fillim jam duke ndryshuar, rregulluar dhe perfeksionuar veten. Jua thashë që në fillim, jam duke perfeksionuar veten për të arritur deri në njëfarë pike që të rregulloj një komunitet.

Në një situatë hipotetike, të ngritur nga Aldo, i cili pyet Marjanin si do të vepronte nëse në të ardhmen,  kunati do t’i kërkonte ta vendoste në një pozicion në doganë, studenti shprehu kundërshtim ndaj nepotizmit.

Marjan Geci: Nëse do hyjë nipi i një lideri dhe kushëriri i një lideri tjetër, logjike do të ndiqet e njëjta linjë. Ne po flasim për të rinjtë që do hyjnë me shumë zotësi aty dhe do i arrijnë shkallët me vështirësi.

“I ka vënë gozhda karriges, nuk lëviz. Derisa të vdesë, Edi do jetë”, qytetarët flasin për politikën

Në “Vox Pop”, rubrika nga “Aldo Morning Show” në Tv Klan, qytetarët shprehën mendimin e tyre për përfshirjen e të rinjve në politikë. Mendimet variojnë nga përtacia e të rinjve e deri te pamundësia për ta bërë pasi nuk i lënë “ujqërit e vjetër”.

Qytetari 1:Raca shqiptare ka qenë që në kohët ilire e sot, një racë jo e qëndrueshme. Është racë e cila grindet  për gjëra të kota dhe atdheun, shoqërinë nuk e ka pasur kurrë si problem themelor, siç e ka Evropa. Për këtë arsye, pastaj kushtet politike të Shqipërisë, të sistemit komunist dhe këto që erdhën, u përzienë e u bënë një mishmash që kushdo, mosha jote do pare, do çupa e mos me u përfshi fare.

Një i ri thotë se në politikë servilizmi është kriter.

Qytetari 2: Një që përfshihet në politikë duhet të jetë lëpirës, t’i shkojë nga pas, duhet të serviloset. Shumica e të rinjve sot kanë marrë një edukatë familjare që nuk duan ta marrin diçka duke u lëpirë, duke u servilosur, por kjo varet nga edukata familjare që merr.

Reinaldo Bregu: Po ti mendon se të gjithë lëpirësa janë në politikë?

Qytetari 2: Po.

Qytetari 3: Rinia në politikë nuk angazhohet se nuk e lënë këta të tjerët, e kanë marrë ujqërit e vjetër, ça të themi ne tani? Ata thonë “ç’na duhet ne tani, të shikojmë hallin tonë, të marrim ndonjë lek e të hamë ndonjë kothere bukë” dhe ikin ata, shikojnë hallin se s’të lë ujku i vjetër.

Një qytetare thotë se të rinjtë janë dembelë dhe preferojnë të jenë pasivë duke qëndruar lokaleve.

Qytetarja 4: Duan të rrinë te lokali dhe duan tani, “të na japin 100 mijë Lekë” thonë ata studentët që të bëjmë shkollën. Po shkollën po e bën për veten tate. “Jam me qera” thotë. Pse me qera, shko në konvikt, mos rri në lokal se kur shkojnë jashtë shtetit, ata punojnë atje dhe bëjnë dhe shkollën, kurse këtu duan të rrinë në lokal e të bëjnë shkollën dhe t’i japë shteti 100 Euro.

Dy qytetare ndajnë mendimin e njëjtë se të rinjtë kanë humbur shpresën dhe gjejnë më të thjeshtë rrugën e largimit, por ndahen në këndvështrimin e tyre për zgjidhjen e situatës.

Qytetarja 5: Nuk e lënë pushtetin ata. Ata s’i lënë të ecin përpara fare. E çdo bëjë fëmija këtu? I ka vënë gozhda karriges, karrigia nuk lëviz. Edi e ka vënë, derisa të vdesë Edi do jetë. Kur t’i vijë nga Zoti Edit.

Qytetarja 6: Unë s’mendoj ashtu. Do ikë, do ngrihet rinia. Do ikë, të vijnë më të mirët, më të rinjtë, ta ndryshojnë.

“Më dhemb shpirti”, Eliza Hoxha flet për rikthimin në muzikë: Besoj një ditë të bukur…

Prej një kohe të gjatë mungon në muzikë dhe është angazhuar në politikë e arkitekturë. Një njeri shumëdimensional dhe një figurë e dashur për publikun, Eliza Hoxha ishte e ftuar sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të folur mbi projektet, përfshirjen e të rinjve në politikë apo një rikthim në muzikë. Më herët gjatë programit, ajo tha se ka dy projekte muzikore, por kur do t’i dëgjojmë?

Albana Çaushaj: Meqë i dëgjojmë me shumë qejf këngët e tua, do t’i rikthehesh?

Eliza Hoxha: Të jem e sinqertë, këto dy projekte që i përmenda, rrinë aty dhe mua më dhemb shpirti për to, por ka qenë e pamundur. Ama besoj një ditë të bukur, këtë vit jo sepse kam nevojë të dorëzoj tezën e doktoraturës, besoj që nga viti tjetër, kam qejf të vij me një koncert më të madh, me këngët  e mia dhe një formacion më të madh./tvklan.al

Prej vitesh është larguar nga muzika, por Eliza Hoxha po punon për një koncert