Aldo Morning Show, këtë mëngjes nisi me një grup informacionesh nga vendi dhe bota.
Temperaturat për sot dhe neser si edhe quiz-i i mëngjesit.
Tema e ditës “A duhet ti therrasim kafshëve, hajde tek mami ose babi “.
Telefonues të ndryshëm ndanë komentet e tyre si edhe u “përplasën” në mendime.
Surpriza në program ishte “Orinda Huta me vajzën e saj” edhe ajo ndau komentetin e saj për temen.

#AldoMorningShow

#Aldolipe

#Albanacaushaj

#megilatifi

#orindahuta

“I them qenit hajde te mami”, telefonuesja: Qava tre ditë kur u operua

Përdorimi i shprehjeve “mami ose babi” për të ndjellë kafshët shtëpiake është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Zamira, një telefonuese nga Italia, e cila ka një qen të racës pitbull, thotë se ajo vetë i thotë shpesh “hajde te mami”. Sipas saj, kjo nuk e zhbën rolin e saj si nënë, por është vetëm një formë dashurie ndaj qenit.

Zamira: Unë kam një qen në shtëpi, e kemi marrë dy muajsh, e kemi blerë në Durrës dhe e sollëm në Itali. Ne qenin tonë e trajtojmë si pjesëtar të familjes, e duam jashtë mase.

Aldo: Nuk e vë në dyshim këtë, por pyetja është: A i duhet thënë qenit “hajde te mami?”

Zamira: Po. Unë i them “hajde te mami Dajmon” dhe ai më kupton dhe vjen drejt meje gjithë dashuri. E kupton, nuk është një gjë që të bën të mos jesh njeri normal t’i thuash “hajde te mami”. S’ka ndonjë gjë të keqe.

Aldo: S’ka ndonjë gjë të keqe, e kuptoj, por ajo zonja që mori nga Amerika tha që “ç’është kjo mami, ti je mami për kalamajtë e tu”.

Zamira: Shumë e ekzagjeruar sepse  normalisht që fëmijët dhe burri im zënë vendin e parë në jetën time, ama kafsha bën pjesë në këtë familje, është pjesë e kësaj dashurie të kësaj familjeje. Ne e kemi marrë dy muajsh, e kemi rritur vetë me shumë dashuri dhe të gjithë njerëzit thonë “ah, një pitbull” se kishin frikë se mos është agresiv. Unë i them është rritur me shumë dashuri kjo kafshë. Fëmijën ose kafshën varet gjithmonë se si  i rrit.  Unë i them gjithmonë “hajde te mami”.

Zamira rrëfen edhe një episod me qenin që e ka trishtuar së fundmi.

Zamira: Qeni që kam unë në shtëpi nuk është për të ndenjur në shtëpi sepse është një racë e madhe, një kafshë e madhe dhe nuk është qen shtëpie i vogël. I kemi krijuar kushte shumë të mira jashtë, por ama tani që është sëmurë dhe është operuar, unë kam qarë tre ditë kur ai është operuar dhe e kam brenda në shtëpi, në garazhd se është i sëmurë. Unë kur vishem për veten time kur fillon ftohti, gjithmonë kafshën time e fus në garazhd, i kam vënë dy-tre batanije, kam rregulluar një vend për të brenda. Ose e mbajmë tek oxhaku se ai ka shumë ftohtë, e mbajmë një orë, dy orë dhe pastaj ngrihet e shkon te vendi i vet.

Orinda Huta-Aldos: Kujdes kur flet, Turi “përzuri mamanë për…

Moderatorja Orinda Huta surprizoi programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan këtë mëngjes teksa telefonoi e shoqëruar nga vajza e saj, Atara.

Tema e lidhur me shprehjet e dashurisë ndaj kafshëve ngacmoi Orindën për të dhënë një mendim të sinqertë dhe eksperiencën e saj me qenushen që mban në shtëpi, Rubin. Sigurisht në telefonatë nuk mungoi as prania e kësaj të fundit.

Orinda Huta: Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë.

Aldo: Pra i thuhet, nuk është ekzagjerim?

Orinda Huta: Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua qëkur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin.

Orinda shpjegon se Atara është shumë e lidhur me Rubin dhe të dyja kanë një marrëdhënie shumë të veçantë. Për më tepër, pjesa e vështirë kur Rubi bëhej xheloze për Atarën ka kaluar.

Orinda Huta: Po, është bërë xheloze sepse Rubi ka qenë shumë e lidhur me mua, por ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha gjërat me rregull. Përpara se të vinim në shtëpi nga materniteti i sollëm rrobat e bebit Rubit që t’i mbante erë. Kur u futëm në shtëpi, unë isha e para që u futa në shtëpi, u futa që të takoja Rubin që mos të ndikonte. Ka pasur momente të vështira, por qeni është racë që është mësuar me fëmijë, është i predispozuar për të qëndruar me fëmijë kështu që e ka pasur pak më të lehtë se të tjerët.

Rubi nuk është qenushja e parë që ka qëndruar në shtëpinë e Orindës dhe Turi. Dy paraardhësit e saj ishin dy qen endacakë të sëmurë, për të cilët çifti u kujdes derisa u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore dhe mundën të gjenin familje adoptuese. Moderatorja kujton edhe momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin dakord me vendimin e tyre për të marrë një qen, madje situata u ‘tensionua’ pak.

Aldo: Orinda, si e shmangët atë shprehjen ju, “do na qelbë shtëpinë”.

Orinda Huta: Tani, dëgjo ne e kemi pasur herë pas here edhe para se të vinte Atara, edhe me mamatë.

Aldo: Ky është halli, ky.

Orinda Huta: “Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë.

Aldo: E di çfarë po mendoj Orinda? Po mendoj që del lajmi, që del e prerë, e ke parasysh nga ato 30-sekondëshet: Turi përzë mamanë për…

Orinda Huta: Mamaja po qesh.

Aldo: E di, pastaj kur e sheh të shkruar se si duket. 

“Edhe miliarda të më japin nuk jetoj dot pa të”, rrëfen humbjen e qenit: Përfundova te psikologia

Një tjetër telefonuese në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan i qëndron mendimit se kafshët mund të përkëdhelen njësoj si fëmijët. Drita, e cila telefonon nga Italia, shpjegon se ka rritur një qen për 21 vjet dhe nuk e krahasonte me asgjë dashurinë pë të. Humbja e tij tre vjet më parë i shkaktoi një dobësi shumë të madhe psikologjike, ndërsa tani ka marrë një qen tjetër.

Drita: Unë dëgjova fjalët e zonjës nga Amerika, unë kam 20 vjet që jetoj në Itali dhe unë në fillim i kam pasur frikë, jo se s’ i kam dashur.

Aldo: Jo frikë, siklet.

Drita: Jo siklet, po frikë se mos më kafshonin. Familja ime është në Librazhd dhe kur kam shkuar njëherë tek spitali ishin ca qen dhe deshi të më kafshonte dhe nga ai moment i kam frikë. Kur ika në Itali mora një qen të vogël dhe e rrita 21 vjeç dhe e kam dashur më shumë se jeta ime. Thoja dhe sikur të më japin miliarda unë nuk jetoj dot pa të, do jetoj në rrugë vetëm pa të, nuk jetoj dot dhe kam vuajtur në momentin që ka vdekur se jetoi 21 vjeç, vdiq para 3 vjetësh.

Unë jam bërë shumë keq, kam marrë një qen tjetër tani dhe prapë i thërras “hajde tek mami’, se ata të japin dashuri. Unë jam shumë e lumtur me burrin tim, me familjen time, po prapë kam një dashuri shumë të veçantë se kur vjen të hap derën të hidhet të…nuk di si ta shpjegoj dashurinë që të japin ata dhe dashurinë që i kam dhënë unë atij. Para tre vjetësh që më ngordhi kam qenë shumë, shumë keq, jam ndjerë shumë keq saqë arrita përfundova tek një psikologe për këtë problem, prandaj kush flet keq për kafshët t’i japin dashuri kanë dhe ata shpirt siç kemi ne, ju mungon vetëm goja për mendimin tim pastaj çdo njeri ka mendimin e vet./tvklan.al