“Ata që kalojnë Covid janë të mbrojtur, shumica e të infektuarve të rinj”

Shqipëria duhet të ndryshojë protokollet shëndetësore për personat e karantinuar. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka nxjerrë udhëzimin më të fundit për të karantinuarit.

“Asimptomatiku pas 10 ditësh nga tamponi pozitiv nuk ka nevojë për një tampon të dytë. Për ata që kanë simptoma të lehta të moderuara duhet tre ditë pa temperaturë edhe të kenë kaluar 10 ditë nga tamponi pozitiv. Këto tampona që kursehen mund të futen në lojë direkt për të ifentifikuar raste të reja”, tha ai.

Lidhur me debatet për rastet riinfektimin me Covid, Alimehmeti thotë se një person që e ka kaluar sëmundjen është i mbrojtur për disa vite.

“Këto bëhen në nivel të pamatshëm që do të thotë kapaciteti jonë laboratorik nuk i gjen dot më. Por janë ato që quhen limfocite të kujtesës, ka dy timee B dhe T që qëndrojnë aty”.

Për specialistët situata nga Covid në vend paraqitet i qëndrueshëm deri në kohën kur nuk po ezaurohen kapacitet e plota spitalore. Shumica e të infektuarve janë të rinj që po e kalojnë më lehte.

“Virusi me kalimin e kohës ka tendencë t’i “përshtatet” trupit në të cilin jeton dhe të zbutet duke e bërë më të transmetueshëm”, tha ai.

I pyetur për shifrat e vdekjeve në vend, Alimehmeti thotë se janë më të ulëta se periudha  e marsit  dhe kjo lidhet me mutacionin që ka pësuar virusi.

Tv Klan