Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë. Këtë lajm e kanë dhënë dy përmes Instagramit.

Ata kanë pozuar të dy pranë njëri-tjetrit dhe në foto Almeda shihet me barkun e rrumbullakosur. Në mbishkrimin e fotove Almenda ka shkruar: “Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë vogëlush”.

Ndërsa Tolghahan tek fotoja që ka publikuar ku shihet duke i prekur barkun Almedës shkruan: “Dhurata më e mrekullueshme. Momenti më i bukur. Nuk mund të jem më i lumtur se kaq”.

Çifti janë prindër të një djali 1 vjeç i quajtur Efehan dhe janë mjaft të lumtur që do vijë edhe një fëmijë tjetër që do i zbukurojë jetën edhe më shumë. /tvklan.al