Ambasada e SHBA sqaron deklaratën për 5G

Posta

Ambasada e SHBA sqaron deklaratën për 5G

13:14 06/11/2019

“Shqipëria ia bëri të qartë Kinës se disa gjëra nuk janë për shitje”

Ambasada Amerikane në Tiranë ka sqaruar sot një deklaratë të bërë nga e ngarkuara me punë, Leyla Moses-Ones javën e kaluar, në lidhje me futjen e rrjetit 5G në Shqipëri.

Numri dy i ambasadës tha se “Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra nuk janë për t’u shitur”.

Disa media e interpretuan këtë si një reagim ndaj qeverisë për futjen në Shqipëri të teknologjisë 5G, pasi sipas tyre, kjo teknologji ishte kineze dhe ofrohej nga kompania shtetërore e Kinës, Huauei.

Javën e kaluar kompania e telefonisë celulare Vodafone njoftoi nisjen e testimeve për shërbimin 5G, por mësohet se ajo nuk e merr këtë nga Kina, por nga një komani europiane.

Në reagimin e Ambasadës Amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi