Ditëlindja e 90-të e gjeti kardinalin Ernest Simoni në Vatikan. Me këtë rast ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë mbajti një ceremoni të veçantë në nderim të tij, me iniciativë të të ngarkuarës me punë Majlinda Dodaj.

Në aktivitet morën pjesë edhe Kardinali Giuseppe Bertori, Kyeipeshkvi i Firences, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dode Gjergji, Drejtori i Radio Vatikanit si dhe ambasadorë të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.

Kureshtja e të gjithëve mbeten vitet e jetës që Kardinal Simoni kaloi nën diktaturë, por vetë ai e kalon me një batutë:

“Tashmë kaloi ajo periudhë. Me ndihmën e Zotit të gjithë duhet të ecim përpara”.

Emocionues për të mbetet takimi i parë me Papa Franceskun në Tiranë gjatë vizitës që Ati i Shenjtë bëri në Shqipëri. Rrëfimi për jetën e Kardinal Simonit preku vetë Papën.

Një tjetër moment i rëndësishëm në jetën në tij veçohet emërimi kardinal nga Ati i Shenjtë në Nëntor të 2016-ës.

Ka qenë vetë Papa Francesku që me rastin e ditëlindjes e ka ftuar në Vatikan. Kardinal Ernest Simoni do të mbajë dhe një meshë bashkë me Atin e Shenjtë.

Tv Klan